Paralajmëron ekspertja kineze: Pritet një valë e dytë e pandemisë së koronavirusit në Kinë

Kina mund të përballet me një valë të dytë të pandemisë së koronavirusit, për shkak se numriu i rasteve të importruara nga jashtë po rritet. Kështu ka paralajmëruar ekspertja Li Lanjuan, anëtare e ekipit të ekspertëve të virusit në Pekin. Profesoreshsa  ka thënë se është e “brengosur shumë se numri i rasteve të importuara mund të nxit një valë të re të epidemisë në vendin e saj”.

Komentet e saj erdhën pasi zyrtarët e Shëndetësisë raportuan se është regjistruar rasti i parë me coronavirus, te një person i cili kishte pasur kontakt me dikë që ka ardhur nga jashtë.

Kjo po nodh në një moment kur epiqendra e virusit, Wuhani, po i rikthehej normalitetit.

Profesoresha 73-vjeçe ka deklaruar për China News se kontrollimi dhe parandalimi i rasteve të importuara ka qenë një detyrë e “rëndë” për punonjësit shëndetësor.

“Kjo kërkon nga ne që të intensifikojmë përpjekjet dhe të punojmë pandërprerë për të parandaluar pneumoninë e coronavirusit të përhapet në qytete tjera”, ka shtuar ajo.

Profesoresha Li ka udhëhequr me ekipin që ka luftuar virusin në Wuhan për më shumë se 50 ditë.

“Qytetet si Pekini, Shangai, Guangzhou, Shenzhen dhe Hangzhou frekuentohen shumë nga të huajt. Jam shumë e brengosur që rastet e importuara mund të nxisin një valë të re në shkallë të gjerë të epidemisë në vendin tonë”, ka thënë ndër tjera ajo.

Ndër të tjera, profesoresha i ka kërkuar zyrtarëve që të identifikojnë ata që janë prekur nga virusi, por që zyrtarisht ende nuk janë diagnostikuar. Mjekët në Guangzhou kanë diagnostifikuar një pacient që ishte sëmurë pasi kishte pasur kontakt me një person që kishte ardhur nga Turqia.