PDK e hedh gurin dhe e fsheh dorën

“Gjatë zgjedhjeve të 6 tetorit, pati disa njerëz që u përpoqën të manipulojnë votimet. Disa media, madje dhe PDK menjëherë dolën publikisht dhe akuzuan se manipuluesit ishin aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! Pas pak orësh vërtetuam me fakte se nuk ishin as aktivistë e as anëtarë, por njerëz të PDK.

E njëjta gjë u përsërit tash. Pronari i Express dhe T7, Berat Buzhala akuzoi aktivistë të Lëvizjes se kanë dashur ta sulmojnë, në një barnatore para disa ditësh. Me angazhimin e menjëhershëm të strukturave të rendit, u zbulua se njeriu i përfshirë në këtë punë ishte djali i një përkrahësi të zjarrtë të PDK, i cili përditë bën thirrje kundër Lëvizjes.

Besoj është e qartë se cila parti e hedh gurin dhe e fsheh dorën? E qartë se cila parti ka prirje kriminale, dhe se cila parti padrejtësisht akuzohet nga media, vazhdimisht” – shkruan Arber Zaimi ne profilin e tij ne Facebook./GazetaOra.com

Mëposhtë mund të shihni disa fotografi te babait te Andit, sulmuesit te Berat Buzhales.