Zv/kryeministrja e Spanjës shtrohet në spital, kryeministri dhe dy ministra në karantinë

Koronavirusi po përhapet me shpejtësi në Spanjë. Mijëra njerëz kanë humbur jetën, në karantinë janë dy ministra dhe kryeministri, pasi bashkëshortja e këtij të fundit rezultoi pozitive nga koronavirusi.

Ndërkohë, zv.kryeministrja Carmen Calvo është shtruar në spital për “infeksion respirator”, pa dhënë arsyetime të mëtejshme.

Nga Madridi vijnë pamje të trishta, ku të sëmurët janë shtrirë në korridore, ndërsa qeveria ka vendosur të transformojë një sallë konferencash në spital me 5 500 shtretër.

Spanja ka 33 mijë të infektuar, duke u bërë vendi i dytë në Europë më i prekur nga koronavirusi, pas Italisë.