Çfarë ndodh nëse një person i prekur kollitet mbi një enë? Pastroni dorezat e dyerve, Covid-19 qëndron në to me ditë të tëra!

Koronavirusi mund të mbijetojë në dorezat e dyerve për një mesatare prej katër deri në pesë ditë. Ai përhapet përmes duarve dhe sipërfaqeve të prekura shpesh. Edhe pse nuk është parë më parë tek njerëzit dhe për këtë arsye nuk është studiuar në detaje, ekspertët besojnë se përhapet në mënyrë të ngjashme me koronaviruset e tjera të njohura.

Kërkohet një shkallë e caktuar kujdes kur hani drekë në lokalin tuaj të punës ose në një kafene – domethënë nëse ato nuk janë mbyllur akoma. Teknikisht, koronaviruset mund të kontaminojnë enët nëse ato janë kollitur nga një person i infektuar. Por Instituti Federal Gjerman për Vlerësimin e Riskut (BfR) deklaron se “asnjë infeksion me SARS-CoV-2 përmes kësaj rruge transmetimi nuk dihet deri më tani.

I bëjmë thirrje të gjithë personave që punojnë nëpër kuzhina ku shumë persona porosisin online, tregohuni të kujdesshëm!