Çfarë po ndodh në Kinë? Pa mbaruar koronavirusi, hantavirusi i merr jetën një burri

Bota është ende në luftë me kohën për të gjetur  një vaksinë ndaj koronavirusit, teksa pandemia po përhapet me shpejtësi. Por frika shtohet sërish, teksa bëhet me dije se një burrë në Kinë ka humbur jetën si pasojë e hantavirusit.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, teksa burri nga provinca Yunnan ndërroi jetë në autobus, kur po kthehej nga Shandong. Brenda ishin edhe 32 persona të tjerë që po testohen për virusin.

          

 

 

Çfarë është hantavirusi?

Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e sëmundjeve, hantaviruset janë një familje virusesh që përhapen kryesisht nga minjtë dhe shkaktojnë sëmundje të ndryshme tek njerëzit.

Ato mund të shkaktojnë sindromën pulmonare hantavirus (HPS) dhe ethe hemorragjike me sindromën renale (HFRS).

Sëmundja nuk përhapet nëpërmjet ajrit dhe mund të transmetohet tek njerëzit vetëm nëse bien në kontakt me urinën, fecen apo kafshimin e një bartësi të infektuar.

Cilat janë simptomat e hantavirusit

Simptomat e para të sindromës pulmonare hantavirus (HPS) përfshijnë lodhje, ethe, dhimbje të muskujve, dhimbje koke, marramendje, të dridhura dhe probleme me barkun. Nëse nuk trajtohet, mund të shkaktojë shumë kollitje dhe mund të jetë fatale, me një shkallë vdekshmërie prej 38 përqind, sipas CDC.

Ndërsa simptomat e HFRS janë të njëjta dhe mund të shkaktojnë presion të ulët të gjakut, tronditje, rrjedhje e gjakut dhe dëmtim akut të veshkave.

HPS nuk mund të transmetohet nga një person tek tjetri, ndërsa transmetimi i HFRS mes njerëzve është jashtëzakonisht i rrallë

https://twitter.com/globaltimesnews/status/1242257863185063937/photo/1