Gjashtë milionë maska nga Kenia për në Gjermani… humbasin pa asnjë gjurmë

Jo pak, por 6 milionë maska mbrojtëse që Gjermania kishte porositur nga Kenia kanë humbur. Lajmin e raportoi sot revista gjemane ”Der Spiegel” duke përmendur zyrtarë të mbrojtjes.

”Porosia për maskat, sipas standardeve të rekomanduara nga OBSH, u zhduk pa lënë asnjë gjurmë në një aeroport në Kenia”, deklaroi një zëdhënës i Ministrisë gjermane të Mbrojtjes.

Ndër të tjera, ministria po heton për ngjarjen.

”Der Spiegel” raportoi se zëdhënësi tha se ishin porositur dhjetëra miliona maska për shpërndarje në Gjermani.

”Fakti që porosia e parë kaq e madhe dështoi, është më shumë se i bezdisshëm”, sipas zëdhënësit.

Ushtria gjermane me ndihmën e Ministrisë së Shëndeësisë po bën blerjen e maskave dhe materialeve mjekësore të nevojshme në përballje me COVID-19.