Horror në Spanjë/ Ushtarët zbulojnë azilet e braktisura, stafi u largua duke lënë të moshuarit të vdesin nëpër krevatë

Në Spanjë janë gjetur azile të moshuarish dhe disa të moshuar të vdekur në krevat. Këto azile janë gjetur nga ushtarët në Spanjë, dhe lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Mbrojtjes. Prokuroria spanjolle ka nisur hetimet.

Ministria e Mbrojtjes e Spanjës tha se qeveria do të tregohet e rreptë për mënyrën si të moshuarit do të trajtohen në shtëpi të moshuarish.

“Gjatë vizitave në këto shtëpi kujdesi ushtria ka gjetur disa azile totalisht të braktisur madje dhe me të moshuar të vdekur në krevat” tha ajo.

Stafi kujdestar i shtëpisë së të moshuarve ishte larguar për shkak të koronavisurit.

Ushtria po dezinfekton azilet në Spanjë, një ndër shtetet më të goditura nga pandemia e koronavirusit në Europë pas Italisë.

Ndërkohë një shesh patinazhi po përdoret si vend për grumbullimin e arkivolëve të viktimave të COVID-19.

Të hënën Spanja shënoi numrin më të lartë të vdekjeve 462 në 24 orë duke çuar numrin e viktimave në 2 182 në total.

Në Madrid është dhe vatra e kuqe ku është shënuar dhe numri më i madh i të vdekurve dhe i të infektuarve.