“ Luksemburgu është vend i vogël dhe po vuan më shumë se ne”/ Rama: Nuk vdes njeriu 24 orë për bukë

Kryeministri Edi Rama ka qenë në një video-live ku ka folur për situatën e koronavirusit në Shqipëri duke e krahasuar me situatën në Luksemburg ku tha se ndonëse një shtet më i vogël se i yni, po vuan më shumë sepse nuk mori masa.

Ndër të tjera, Rama tha se në këtë luftë nuk vlen se sa para ke por se si menaxhohet sitata, ndërsa për shtetin në fjalë tha se po i vuan pasojat për këtë arsye dhe paratë nuk i bëjnë asnjë punë.

“Luksemburgu është një vend më i vogël nga ne por po e vuan shumë më shumë se sa ne, sepse masat që mori ishin shumë të vona. Nuk është puna se sa para ke por se si lufton dhe sa lufton. Vlejnë masat që merr, fuqia e solidarizimit me masat e shtetit, secili duhet të jetë një familje që punojnë për përbushjen e masave dhe detyrimeve. Në shtetin në fjalë nuk trajtohen njerëz me ndihmë ekonomike por kjo luftë nuk pyet për para. Nuk vdes njeriu për 24 orë për bukë, nevoja jetike e kësaj lufte bëhet që ata të mos ndfehen të veçuar, vetëm kështu ne nuk do të dalim kokëulur, por të dalim më të fortë si popull dhe si shtet, ku pas çlirimit fillon jeta normale, fillon epoka e negocimit me BE-në. Zoti i shqiptarëve është i madh, ju bekoftë të gjithëve”, tha Rama gjatë komunikimit të sotëm ku foli edhe për çeljen e negociatave.