Mbërrijnë tre autoambulanca të tjera me të dyshuar për COVID-19 në Infektiv

Pak momente më parë tre autoambulanca të tjera kanë mbërritur në ambientet e Spitalit Infektiv në QSUT. Mes personave të dyshuar për koronavirus është edhe një grua.

Në Infektiv ndodhen 57 persona të shtruar me koronavirus për momentin.

Në Shqipëri janë konfirmuar 123 raste me koronavirus, ndërsa 5 persona kanë humbur jetën. Ndërkohë, 10 të tjerë janë shëruar.

Pak më parë u konfirmua me koronavirus edhe kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj.