Mes frikës së koronavirusit, nesër mbahet seanca për mocionin e mosbesimit në Kosovë

Një një kohë aspak të zakontë, Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur qëditën e nesërme të mbahet  seanca e thirrur nga LDK-ja për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

Lajmin e ka bërë të ditur shefi i grupit parlamentar të Nismës, Haxhi Shala përmes një shkrimi në Facebook.

Për mbajtjen e seancës është vendosur me 4 vota pro dhe 2 kundër.

“Në mbledhjen e mbajtur të Kryesisë së Kuvendit, me 4 vota pro dhe 2 kundër u vendos që seanca për Mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, të ngritur nga LDK me nënshkrimin e 44 deputetëve, të mbahet nesër në ora 11:00 në Sallën e Parlamentit të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.