Organizuan orgji mes 20 vetave dhe drogë brenda karantinës! Arrestohen 8 persona

Tetë persona janë arrestuar në Katalonja, “Mossos D’Esquadra” të akuzuar për trafik droge, si edhe për organizminin e një orgjie, në një shtëpi të qytetit, gjatë pandemisë së koronavirusit.

Policia e ka zbuluar këtë shkelje, pasi njëri nga të ftuarit në këtë festë ka denoncuar përmes telefonit. Gjatë kontrolleve, policia gjeti tipe të ndryshme të substancave të ndaluara: si kokaine dhe ekstazi.

Mësohet se orgjia ishte organizuar nga rreth 20 persona, por deri në atë moment vetëm tetë prej tyre ishin paraqitur në apartamentin e zonës Carrer Casp, të kryeqytetit katalan. Mësohet se apartamenti ishte marrë me qira, si shtëpi “turistike” nga njëri prej pjesmarrësve.

Policia ushtroi kontroll ndaj të gjithë personave, por ndaj njërit që shfaqte kollë, aplikoi tampon testimi, por rezultatet ishin negativ. Më pas grupi u arrestua dhe tashmë akuzohen për shkelje të gjendjes së jashtëzakonshme, të shpallur nga qeveria, si edhe për përdorim dhe zotërim drogërash.