Portieri spanjoll rrëfen tmerrin nga koronavirusi: Ndihesh sikur të ka kaluar sipër një kamion

Shumë yje të futbollit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. Ndër ta edhe portieri spanjoll Pepe Reina. Futbollisti që luan në Angli ka zbuluar në një intervistë për një media spanjolle se edhe ai është prekur nga virusi vdekjeprurës.

“Javën e shkuar kisha të gjitha simptomat e Coronacirus. Ishin ditë të vështira, ku mora të gjitha masat për të mos infektuar njerëzit e tjerë që jetojnë me mua. Këtu nuk bëhen teste dhe ky është një problem. Por tani jam mirë. Ishte e vështirë. Ndjehesh sikur të ka kaluar sipër një kamion”.

Reina ka komentuar edhe ndalimin e kampionateve në shumë vende të botës duke thënë se nuk ka kuptim të luash pa publik.

“Nuk ka kuptim të luash pa publik. Në çdo rast, nëse kthehemi të luajmë, duhet të ketë garanci për sigurinë. Ne futbollistët jemi të priviligjuar. Unë e kam të thjeshtë të qëndroj në izolim, por njerëzit e fortë janë ata që jetojnë në 70 metra katrorë bashkë me tre fëmijë. Ata po që janë heronj”, është shprehur Pepe Reina.