Shënohet viktima e 5-të e koronavirusit, 48-vjeçari biznesmen me 4 fëmijë

Është shënuar ditën e sotme viktima e 5-të nga koronavirusi në vendin tonë. Personi që ka humbur jetën është një 48-vjeçar, ndërsa kanë qenë familjarë të tij ata që e kanë konfirmuar lajmin, edhe në rrjetet sociale.

Mësohet se 48 vjeçari nga Puka ishte bashkëpronar i hotel në zonën e Unazës së Re në Tiranë, si dhe ka shërbyer si drejtor i zyrave të shtetit për zonën e veriut.

Ai ishte babai i 4 fëmijëve, ndërsa gjendej i shtruar prej dhjetë ditësh në spitalin Infektiv, ku dhe po mbahej në frymëmarrje të drejtuar.

Mësohet se ai ka qenë në kontakt me pacientin zero V.Kola, me të cilin duket se kanë qenë dhe të afërm.