Situata e koronavirusit në Spanjë sa vjen e përkeqësohet. Shteti iberik po ecen ditë pas dite në hapat e Italisë, me numrin e viktimave që vetëm rritet.

Vetëm në 24 orët e fundit ka pasur 514 vdekje si pasojë e COVID-19. Kjo e çon numrin total të vdekjeve në 2696, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Ndërkohë gjatë një dite ka pasur 6584 raste të reja duke e çuar numrin total të të infektuarve në 39 673.

Spanja është vendi i dytë më i prekur nga koronavirusi në Europë pas Italisë dhe numri i rasteve ka ardhur duke u rritur që nga 31 janari kur u konfirmua rasti i parë.