Vetëm 3 muajshe, foshnja në Itali rezulton pozitive me koronavirus

Një fëmijë vetëm 3 muajsh ka rezultuar pozitv me koronavirus në Itali. Rasti është konfirmuar në komunën  Suçivo të provincës Casertano afër Napolit. Provinca ka regjistruar deri tani 133 raste, 9 më shumë se të dielën. Nga këta 11 persona kanë vdekur dhe 3 janë shëruar.

Tre raste të reja janë regjistruar dhe në Kaserta dhe bëhet fjalë për dy gra një 56 dhe një 49 vjeçe dhe një 55 vjeçe.

Gjithsej në qytetin e Kasertas janë 14 të infektuar mes tyre dhe një fëmijë 6 vjeç dhe 2 mjekë.

Numri i personave të infektuar është 63 927 e në 24 orët e djeshme ishin verifikuar 4789 raste më shumë.