Zyrtare/ Japonia pranon shtyrjen e Lojërave Olimpike, ja kur do të mbahet turneu

Mandatory Credit: Photo by Aflo/Shutterstock (10346040b) The Olympic Rings adorn an event square which opens at Tokyo's Nihonbashi to mark just one year to the start of the 2020 Tokyo Olympics and Paralympics. Tokyo Olympic Games One Year to Go, Japan - 24 Jul 2019

Lojrat Olimpike “Tokyo 2020” do të shtyhen me një vit. Edhe pse organizatorët u munduan shumë që lojërat të zhvillohen këtë vit, ata u dorëzuan para rrezikut të COVID-19. Sipas televizionit publik japonez “NHK”, vetë kryeministri Shinzo Abe ka kërkuar zyrtarisht shtyrjen e turneut më të rëndësishëm të sportit botëror në program për t’u zhvilluar në verë.

Abe ia ka komunikuar kërkesën presidentit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach gjatë video-konfernecës me zyrtarët e tjerë të lartë të CIO. Në përfundim të saj, Abe ka bërë të ditur se edhe Komiteti Olimpik ishte dakord 100% me këtë kërkesë të Japonisë. Më ka ardhur edhe zyrtarizimi ku nënviozohet se “turneu do të zhvillohet jo më larg se vera e vitit 2021”.