Koronavirusi i merr jetën dramaturgut të njohur, fitues të shumë çmimeve

Koronavirusi i ka marrë jetën në moshën 81-vjeçare dramaturgut me famë botërore Terrence McNally.

Lajmin e ka konfirmuar agjenti i tij: “Unë konfirmoj këtë lajm tronditës që Terrence McNally ka vdekur në një spital në Florida”, tha  Matt Polk.

”Terrence McNally, dramaturg që fitoi katër çmime ”Tony Awards” vuante nga kanceri i mushkërive”, shtoi ai.

Ndër veprat e tij me të famshme përmendim  “Master Class”, “Kiss of the Spider Woman” dhe “Ragtime”.

Homoseksual i deklaruar, ai ka shkruar veçanërisht për homofobinë dhe SIDA-n.

Vepra e tij “Corpus Christi”, shkaktoi skandal në fillim të viteve 2000 pasi përfaqësonte një Krisht homoseksual, i joshur nga Juda.