Koronavirusi prek edhe qeverinë e Serbisë, zyrtari i lartë i infektuar

Koronavirusinka prekur edhe qeverinë e Serbisë pasi Sekretari i ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor në Serbi, Branisllav Blazhiç, ka rezultuar.

Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë ministri i Planifikimit Hapësinor, Goran Trivan, i cili tha se Bllazhiq është dërguar në klinikën e sëmundjeve infektive në Beograd.

“Është duke u mjekuar në klinikën infektive, gjendja e tij shëndetësore është stabile”, ka shtuar Trivan.

Sekretari Bllazhiq është nga Kikinda, qytet që konsiderohet si epiqendra e koronavirusit në Serbi.