Kreu i Mbrojtjes Civile në Itali, Andrea Borrelli ka shfaqur simptoma të koronavirusit këtë mëngjes, siç është temperatura, kur po zhvillohej komiteti operativ.

Mësohet se Borrellit i është bërë një tampon i ri për koronavirusin, pas një testi ku pak ditë më parë rezultoi negativ.Tashmë pritet rezultati i ekzaminimit. Ndërkohë, konferenca e zakonshme për shtyp në orën 18:00 ku jepen shifrat e 24 orëve të fundit është anuluar.

“Për shkak të kësaj gjendje – thuhet në një njoftim nga Mbrojtja Civile – konferenca e përditshme për shtyp mbi urgjencën e koronavirusit në orën 6 pasdite pezullohet duke filluar nga sot dhe deri në një afat të papërcaktuar”. Departamenti “do të vazhdojë të garantojë efikasitetin maksimal dhe gjithashtu përmes zyrës së shtypit, të shpërndajë informacionin e disponueshëm për urgjencën aktuale”.