Lajmet e fundit nga infektivi, 3 pacientë në gjendje të rëndë

Numri i personave të infektuar me COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 146.

Nga të dhënat më të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, raportohet se janë shtruar tek Infektivi 72 pacientë të infektuar.

Ndërkohë, tre prej pacientëve në infektiv janë në terapi intensive dhe në gjendje të rëndë shëndetësore, njoftoi zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Racakolli.

Pjesa tjetër e pacientëve janë në gjendje të stabilizuar në këto momente.