Mesazhi i Kryeinspektorit Hajdari: Të sakrifikojmë lirinë e lëvizjes, për të ruajtur jetët tona

Kryeinspektori i Përgjithshëm, Shkëlqim Hajdari nëpërmjet një postimi në facebook, gjatë inspektimit në qarkun e Elbasanit, ka dhënë një mesazh, konkretisht nga qyteti i Gramshit, aty ku e ka cilesuar dhe si shembull të ndërgjegjësimit.

 

Zoti Hajdari shkruan se masat e marra në qytetin e Gramshit dhe ndërgjegjësimi i qytetarëve e tregojnë qartë arsyen pse Gramshi nuk ka asnjë rastë me COVID-19.

 

Ai gjithashtu u ka bërë apel shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit që të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi e të zbatojnë rregullat e higjenës.

“Ja vlen të sakrifikojmë lirinë për të lëvizur, për të ruajtuar jetën tonë dhe njerëzve që na rrethojnë”.- shkruan Kryeinspektori i Përgjithshëm.

Dje kryem inspektime ne Qarkun e Elbasanit, per te pare masat e marra, per tu mbrojtur nga covid 19. Keto pamje te…

Publiée par Shkëlqim Hajdari sur Mercredi 25 mars 2020