Një nga stadiumet më legjendare në botë, “Maracana” do kthehet në spital për të sëmurët me koronavirus

Koronavirusi ka prekur edhe Brazilin, teksa shteti amerikano jugor po përgatitet për betejën duke vendosur në dispozicion të logjistikës sanitare edhe stadiumet e futbollit.

Një nga stadiumet që do të kthehet në spital është dhe legjendari “Maracana” që ka pritur disa nga eventet më të rëndësishme sportive, ndër to edhe finalja e “Kupës së Botës” Brazil 2014. Gjithashtu, klubet e futbollit vendas si Corinthians, Santos dhe Sao Paulo kanë vendosur stadiumet e tyre në dispozicion të autoriteteve.