Një tjetër person me koronavirus në Shkodër, kishte kontakt me shumë mjekë e infermierë

Një tjetër person në Shkodër ka dalë pozitiv me COVID-19. Numri total i të infektuarve në këtë qytet ka shkuar në 3.

Personi në fjalë është një qytetar nga Puka, i cili ka qenë i shtruar në Spitalin e Shkodrës, tek Infektivi, ku i është bërë tamponi dhe ka rezultuar negativ.

Më pas ai është dërguar në Tiranë, dhe ka rezultuar pozitiv me COVID-19, pas skanerit.

Stafit mjekësor që kanë pasur kontakte me këtë person, po i bëhen analizat.