E enjte, 24 Shtator, 2020

Rama mbledhje online me ministrat: Kush nuk paguan energjinë, do t’i priten dritat

Duhet të lexoni

Si në përralla, Mark Frroku bën propozimin e veçantë për Rudinën

Në një mjedis tepër të veçantë dhe i kujdesur në detaje, biznesmeni Mark Frroku i ka propozuar Rudina Dembacajt. Këtë...

Një vend vakant në Gjykatën Kushtetuese, Kuvendi shpall kriteret

Kuvendi i Shqipërisë rishpall hapjen e procedurës së aplikimit për vendin vakant për një anëtar të Gjykatës Kushtetuese, me...

Klevi Pojana: Më 25 prill të ngrejmë një sistem të ri të mbështetur mbi vlera dhe në qendër të së cilit të jetë qytetari...

Me anë të një shkrimi në ‘Facebook’, i shoqëruar dhe me një video në lidhje me aktivitetin e tij...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një mbledhje online me disa nga ministrat e qeverisë  në lidhje me situatën me të cilën po përballet vendi nga koronavirusi. Bëhet fjalë për ministrat Arben Ahmetaj, Anila Denaj, Ogerta Manastirliu, Olta Xhaçka dhe Sandër Lleshaj.

Rama i ka pyetur ministrat për çështje konkrete dhe shqetësime të ardhura nga qytetarët dhe kërkoi reagim të menjëhershëm.

Rama: Duhet nxitur përshpejtimi dhe mbyllja e procedurës. E vetmja këshillë që iu jap i them mos ia hapni derën pronarit se qiraja është aty por edhe për shkak të COVID-19.

Lidhur me shtëpitë, ata që janë në pritje nuk do rrinë të presin të ikë armiku e pastaj të shohim. Ku jemi me procedurën.

Ahmetaj: Të dyja procedurat qoftë me Bashkinë e Tiranës, qoftë me FSHZH janë hapur. FSHZH e mbyll këtë të premte. Bashkia e TIranës po shikon sot dhe nesër, procedurën e mbyllur dhe gjithë dokumentacionin e kompanive. Akoma nuk janë të bindur që kompanitë që kanë dorëzuar ofertat i plotësojnë kushtet e dokumentacionit. mund t’iu duhet ta rihapin dhe njëherë procesin për një 10 ditësh për të mirëpritur kompani më gjerë dhe që e plotëosjnë dokumentacionin.

Rama: Asnjë tolerancë tek cilësia. Shtëpitë do ua bëjmë më të mira seç i kishin dhe me të gjitha që iu kemi premtuar.

Tjetra është një kërkesë për kopshtet private, që hyjnë besojnë tek biznesi i vogël. Ata që punojnë në kopshte private janë në shtëpi. Thjesht për ta saktësuar a hyjnë tek paketa apo jo.

Ahmetaj: Hyjnë tek paketa.

Rama: E parafundit që lidhet me Ministrinë e Financave për pensionet. Duhet të bëjmë indeksimin e pensioneve. Janë 25 mln euro qëe duhet t’u shkojnë. Kur është koha.

Denaj: Në muajin prill.

Rama: Prilli më i gjatë se vitet e tjera.
Denaj: E konkludojmë javën e parë të muajit prill.

Rama: Lidhur me afatet e bilanceve për të mos bërë konfuzion bashkë me tatimet.

Denaj: Ne shtymë afati nderi në korrik për dorëzimin e bilanceve, për të bahskuar dy periudhat. Jemi duke paraqitur VKM përkatëse dhe do ta depozitiojmë për njoftim ditën e nesërme.

Ahmeta: Tatim Fitimi dhe sigurimet nuk shtyhen.

Rama: Këto dy gjëra nuk kanë lidhje. Taksat dhe sigurimet duhen paguar. Do paguhen sepse nuk shkojmë dot përpara me këtë luftë dhe do përfundojmë në një gropë ku as korona nuk na gjen dot. Pagesat e dritave do bëhen një për një. Kush nuk paguan drita nuk do ketë drita. Këtu nuk është bërë deti kos. Mos pagesa e dritave bëhet një efekt negativ në gjithë hallkat dhe mund të përfundojmë në kolaps. Pagesa e dritave nuk negociohet.

Kush thotë se nuk kam mundësi se shpenzoj shumë, të shpenzojë më pak, të kursejë dritat dhe të paguajë më pak. Nuk mundet dot që ne të hyjmë në një situatë krize në sektorin e energjisë nga e para sepse implikimet janë të jashtëzakonshme.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Si në përralla, Mark Frroku bën propozimin e veçantë për Rudinën

Në një mjedis tepër të veçantë dhe i kujdesur në detaje, biznesmeni Mark Frroku i ka propozuar Rudina Dembacajt. Këtë...

Një vend vakant në Gjykatën Kushtetuese, Kuvendi shpall kriteret

Kuvendi i Shqipërisë rishpall hapjen e procedurës së aplikimit për vendin vakant për një anëtar të Gjykatës Kushtetuese, me qëllim plotësimin e “vakancës së...

Klevi Pojana: Më 25 prill të ngrejmë një sistem të ri të mbështetur mbi vlera dhe në qendër të së cilit të jetë qytetari...

Me anë të një shkrimi në ‘Facebook’, i shoqëruar dhe me një video në lidhje me aktivitetin e tij politik në njësinë 8,  nënkryetari...

Covid 19/ Bie numri i të infektuarëve, 3 persona ndërrojnë jetë

Rënie e lehtë e numrit të personave të prekur nga COVID-19 në vend. Ministria e Shëndetësisë deklaroi sot se janë 121 raste të reja...

Veliaj në njësinë 7: Transformimi në rrugën ‘Artan Lenja’, premtim i mbajtur për banorët!

Paraditen e sotme kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, ka qënë në një inspektim në njësinë nr.7, ku ka parë nga afër investimin e...

Më shumë artikuj të ngjajshëm