Rama, Meta dhe Basha bëhen bashkë për Këshillin e Sigurisë… por vetëm virtualisht

Po mbahet në këto momente mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare e cila po zhvillohet online, për shkak të koronavirusit.

Kryeministri Rama ka publikuar disa foto nga mbledhja.

Në foto duket komunikimi mes kryeministrit Rama, liderit opozitar Lulzim Basha, Presidentit Ilir Meta apo dhe ministrave të Shëndetësisë, të Brendshëm, Drejtësisë, Infrastrukturës dhe Energjisë apo dhe kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi s dhe Arben Ahmetaj, i mandatuar për administrimin e situatës në Shqipëri me COVID-19.

Si rrallë herë, liderët e politikës shqiptare janë bërë bashkë, por edhe vetëm këtë herë vetëm virtualisht, në tryezën online që u thirr nga Presidenti Meta.