Seanca për mocionin e mosbesimit, Albin Kurti: Nuk më dhimbset vetja, po i hapet rrugë një marrëveshjeje për shkëmbim territori

Në Kosovë po mbahet seanca e Kuvendit për shqyrtimin e mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë. Ky mocion u propozua nga 44 deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në seancë ka marrë pjesë edhe kryeministri Albin Kurti që ka mbajtur fjalën e tij dhe ka përmendur aarritjet e qeverisë deri tani, ndër to edhe  masat për minimizimin e përhapjes së koronavirusit.

“Mua nuk më dhimset qeveria dhe vetja njerëzit populli. Ky mocion synon ta lëjë popullin pa qeverinë që ka votuar, qeverinë reformatore që e lufton korrupsionin. Po doni ta lini pa qeveri mu në mes të pandemisë së koroanvirusit në një kohë që ne po japim një shembull të mirë për menaxhimin e kësaj pandemie. Populli e di që unë nuk e kam mbështetjen tuaj, por ju të gjithë e dini që kjo qeveri ka mbështetjen e qytetarëve se padrejtësisë ndaj tyre iu shtua edhe rreziku nga korona. Motori i këtij nxitimi s’ka të bëjë me ministrin e shkarkuar, as me tërheqjen e trupave të SHBA, por me një marrëveshje të gatshme për shkëmbim territori me Serbinë. Ky pazar presidencial e kërkon dorëheqjen e qeverisë”,- tha ai.

Kurti tha se vetë Thaci në takim me të ia ka përmendur ekzistencën e kësaj marrëveshje.

”E takova Thacin dhe nuk u kuptuam, më tha hiqe taksën të heqim qafe Serbinë dhe të shkojmë bashkë në Uashington. Ideja është me heq tarifën, me publiku marrëveshjen, por këto pazare presidenciale janë të dëmshme dhe me mua kryeministër nuk shkojnë”.