Shifra alarmante edhe nga Franca, 240 viktima brenda ditës

Numri i viktimave nga koronavirus në Francë është rritur me shpejtësi, duke e kaluar shifrën 1000.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 240 viktima duke e çuar në 1100 numrin e vdekjeve në total, nga 860 që ishin dje..

Numri total i të infektuarve është të paktën 22304. Ndërsa sipas një zyrtari francez të shëndetit publik gjithashtu, ka 2,516 njerëz që kanë nevojë për mbështetje jetësore.