Shifra tronditëse nga Italia, 5 mijë punonjës të shëndetësisë janë të infektuar me koronavirus

A member of the medical personnel wearing a protective face mask is seen inside the Spedali Civili hospital in Brescia, Italy March 13, 2020. REUTERS/Flavio Lo Scalzo

Nuk kanë fund dramat për Italinë në këto ditë të vështira. Sikur të mos mjaftonte numri i lartë i vdekjeve nga COVID-19, virusi ka infektuar edhe shumë mjekë në momentin që njerëzit kanë më shumë nevojë për ta.

Agjencia italiane e lajmeve “ANSA” duke cituar sindikatën “Assomed Anaao” raporton se janë infektuar deri më tani  5000 punonjës shëndetësorë.

Sindikata bëri thirrje për veprim të menjëhershëm për t’u ofruar të gjithë punëtorëve pajisje mbrojtëse.

Ndërkohë, nga shefja e sindikatës në Piemonte, Chiara Rivetti u konfirmua se të martën dy kirurgë të tjerë ishin vendosur në pajisjet për frymëmarrje për shkak të gjendjes kritike shëndetësore.

Numri i viktimave nga koronavirusi në Itali ka shkuar 6820, ndërsa në vend numërohen mbi 69 176 të infektuar.