“Të bashkuar në diversitet është motoja e Bashkimit Europian” dhe Shqipëria sot ndodhet më afër se kurrë këtij bashkimi.

Nga Marjana Koçeku

Pas refuzimit të vjetshëm nga Franca dhe Hollanda për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, dita e sotme solli një lajm të mirë nga Brukseli: hapjen e negociatave drejt familjes së madhe. Pas largimit të Britanisë dhe me krizën e tanishme që po kalon bota, BE nuk e humbi fokusin e saj në Ballkanin perëndimor. Parisi dhe Haga bashkë me Brukselin i përshpejtuan hapat për të hapur bisedimet, të vendosur për ta sjellë Ballkanin më afër BE.

Qeveritë e BE-së tani kanë më shumë për të diskutuar për procesin, duke u siguruar që targeti I vënë në ekonomi, drejtësi dhe jo vetëm të arrijë aty ku duhet.

Po cilat janë avantazhet e të qenurit pjesë e BE-së?

Të qenurit pjesë e BE ne bëhemi pjesë e një tregu të madh botëror duke mundësuar kështu heqjen e barrierave tregtare “duty free market”, heqjen e monopoleve dhe kartelave dhe përfitimin e fondeve më të mëdha. Përvec lirshmërisë së mallrave dhe shërbimeve, bëhet e mundur dhe lëvizja e lirë e qytetarëve dhe fitimi I të drejtave të reja, ky një avantazh mjaft i madh.

Bashkimi Europian stimulon rritjen e GDP(prodhimi I brendshëm bruto), punësimit, rrogave, pensionevedhe akses të lirë drejt 450mln konsumatorëve.

Rrit paqen dhe sigurinë ndërmjet shteteve ku synimi kryesor i BE-së në Ballkan është rritja e stabilitetit politik dhe bashkëpunimit rajonal.

Të drejtat e njeriut janë një tjetër prioritet kryesor i BE-së. BE mbron të gjitha minoritetet dhe grupet vulnerabël. Pavarësisht kombësisë, gjinisë, gjuhës, përkatësisë fetare apo kulturore. Trajtimi I barabartë dhe dhenia e mundësive të barabarta është në të mirën e cdo individi dhe populli.

Hapja e negociatave ndikon drejtëpërsëdrejti në reformën juridike dhe jo vetëm, zbutjen e korrupsionit dhe forcimin e institucioneve demokratike duke cuar kështu në krijimin e një Shqipërie të fortë dhe demokratike.

Pas hapjes së negociatave sa kohë I duhet Shqipërisë të jetë përfundimisht pjesë e kësaj familje?

Procesi përfundimtar konsiston me pranimin unanim nga të gjitha qeveritë e BE-së. Në Ballkanin perëndimor BE po ndjek një strategji tjetër ku ka si qëllim kryesor: stabilizimin politik të këtyre vendeve dhe inkurajimin e tyre drejt një kalimi të shpejtë në një ekonomi konkurruese të tregut të lirë, promovimin dhe bashkëpunimin rajonal ku të rinjt janë një pjesë ë rëndësishme e saj dhe aderimin përfundimtar.

Procesi I ndihmon këto vende të ndërtojnë kapacitete për adoptimin dhe implementimin e ligjeve të BE-së dhe arritjen e standarteve europiane dhe ndërkombëtare.

Të qenurit pjesë e BE-së I jep Shqipërisë një qasje tjetër në arenën ndërkombëtare dhe I jep asaj mundësinë të rrisë impaktin e saj dhe të shihet me një sy tjetër në diplomaci. Të qenurit qytetar europian na ofron më afër kulturës perëndimore të cilën e kemi dashur prej kaq dekadash. Pavarësisht punës së madhe që Shqipëria ka përpara për të kaluar të gjitha “testet” e BE-së, unë mendoj dhe besoj fort që Shqipëria dhe shqiptarët do ta gjejnë forcën për t’I kaluar ato me sukses.

Si një e re e një vendi të vogël me histori të madhe  dhe proeuropian une ndjehem entuziaste për këtë hap të rëndësishëm dhe për të ardhmen europiane që e pret Shqipërinë.

Për Shipërinë dielli lind nga perëndimi!