Ndonëse media jonë e ka denoncuar pak ditë më parë që në kulmin e një pandemie globale, në mes të Tiranës po shiten produkte të skaduara, askush nuk e besoj.

Ashtu siç prej disa ditësh kishte skaduar sallami në raftin e Big Market në Tiranë, ashtu dhe kësaj here në një denoncim të një qytetari në faqen ‘Jeta Osh Qef’ duket që nënprodukti i mishit, i tipit ‘Proshutë Derri’ shitet në markete dhe 9 ditë pas datës së skadencës.
E më e rënda me datë skadence tjetër, të mbi vendosur!
Çfarë po ndodh sot? Në kulmin e alarmit për ruajtjen e shëndetit dhe jetës së gjithë secilit? Autoriteti Kombëtar i Ushqimit përveç se nuk merrë masa, ashtu siç nuk mori për rastin që denoncuam, del zbuluar me fakte të tjera, të publikuar në rrjetet sociale, se si tregtohen produkte të skaduara, me rrezikshmëri të lartë për jetën tonë.