Vajza 21-vjeçare humb jetën nga koronavirusi, e ëma mesazh prekës: Mos mendoni se është thjesht një virus

Një vajzë 21-vjeçare mendohet të jetë viktima më e re nga koronavirusi në Britani. Lajmin e ka bërë të ditur familja e saj.

Ajo quhej Chloe Middleton dhe nuk vuante nga asnjë sëmundje e mëparshme, por që nuk mundi të mposhtë COVID-19.

Nëna e saj, Diane Middleton, ka bërë një postim prekës në rrjetet sociale: Diane Middleton, e cila jeton në Buckinghamshire, shkruante:

“Për të gjithë njerëzit që mendojnë se është thjesht një virus, ju lutem mendojeni përsëri sepse ju flas nga përvoja personale, i ashtuquajturi koronavirusi i ka marrë jetën vajzës time 21 vjeçare”.

Në Mbretërinë eBashkuar janë konfirmuar të paktën 8077 raste me koronavirus dhe 424 vdekje.