Zbulimi shqetësues/ Ekzistojnë 40 mutacione të koronavirusit

Janë zbuluar 40 mutacione të koronavirusit nga shkencëtarët në Islandë. Zbulimi u bë nga tamponet e disa pacientëve në Islandë, ku deri më tani janë raportuar 600 raste të infektuarish.

Ata kanë përdorur sekuencën gjenetike për të identifikuar se sa mutacione kishte akumuluar virusi. Këto variante gjenetike mund të shërbejnë si “shenja gishtash” të virusit për të zbuluar se ku e kanë origjinën.

Gjurmët u arritën të zbuloheshin në tre vende europiane, Austri, Itali dhe Angli. Ekspertët pretendojnë se shtatë të infektuar kishin qenë në të njëjtin vend, gjatë një ndeshje futbolli në Angli.

Gjatë kohës që evoluojnë, viruset kalojnë në mutacione të ndryshme, duke bërë që ato të sillen po në mënyrë të ndryshme.

Sipas Daily Mail, ndryshimi i formës është një proces biologjik që lejon virusin që të sulmojë trupin e njeriut. Madje shkencëtarët besojnë se ky infeksion ka qëndruar për vite të tëra madje për dekada tek kafshët, përpara se të fitonte aftësinë që të kalonte tek njerëzit.