Dy persona nga një familje në Pukë të infektuar me COVID-19, 7 mjekë e infermierë futen në karantinë

Janë konirmuar dy raste të reja me koronavirus në Pukë dhe mësohet se të infektuarit janë pjesë e së njëjtës familje.

Ndërkohë, një rast i analizuar Fushë Arrëz konstatohet negativ.

Sipas burimeve, të të infektuarat janë nënë e bijë dhe e kanë marrë virusin nga kontakti me pacientin zero.

Ndërkohë, 7 mjekë e infermierë të spitalit të Pukës janë në karantinë. Ata pritet të testohen për shkak se kanë patur kontakte me këto persona.

Në Shqipëri janë konfirmuar 174 raste me COVID-19, ndërsa 6 persona kanë humbur jetën e 17 janë shëruar.