Futbollisti që luan në Serie B bën komentin epik: Nuk fitojmë të gjithë sa Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo është një nga futbollistët më të paguar në botë, por jo të gjithë fitojnë sa ylli portugez.

Ka shumë futbollistë të tjerë që luajnë në kategori të ulëta dhe pagat e tyre janë në nivele normale.Duke ndërhyrë në debatin për uljen e pagave të futbollistëve kur kampionatet janë ndërprerë për shkak të Coronavirus dhe duke menduar se përfaqëson kolegët e tij, portieri i Cittadella Alberto Paleari ka bërë një koment epik. “Nuk jemi të gjithë CR7, që nuk ka vështirësi po t’i heqin dy muaj rrogën. Nëse na e heqin ne, pronari i shtëpisë troket në derë dhe kërkon qiranë”, ka thënë portieri që luan në Serie B të Italisë.