Katër të mitur me koronavirus në Shqipëri, ja si është gjendja e tyre

Është rritur numri i personave me koronavirus në Shqipëri, duke shkuar në 174. Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë u konfirmua se mes tyre janë 4 fëmijë, të cilët kanë pasur kontakt me persona të prekur, ndërsa mësohet se janë në gjendje të mirë.

“Nga të prekurit, rezultojnë 4 raste pozitive të moshës pediatrike, kontakte të rasteve pozitive, janë pa shenja klinike dhe në gjendje të mirë shëndetësore”, deklaroi Eugena Tomini nga Task Forca.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 73 të shtruar dhe prej tyre 3 raste janë në terapi intensive, 2 janë te intubuar

Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavijon janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Raste të reja janë konfirmuar edhe në në Tropojë, ndërsa qytetet e prekura janë janë Tirana, Fieri, Durrësi, Lezha, Elbasani, Kavaja, Kruja, Korça, Shkodra.