Kleriku që jeton në një rezidencë me Papën pozitiv me COVID-19, Ati i Shenjtë i nënshtrohet sërish testit

Ka rezultuar pozitiv me koronavirusnjë nëpunë i Vatikantit që jeton në një rezidencë me Papa Françeskun. Emri i klerikut nuk është bërë i ditur, ndërsa mësohet se ai është shtruar në spital.

Prej vitesh ai banon në shtëpinë e miqve të Shën Martës në Selinë e Shenjtë.

Meqënëse ky është rasti i pestë më Covid-19 në Vatikan është parë e arsyeshme që edhe Papa Francesko 84 vjeç të bëjë tamponin e koronavirusit, rezultati i të cilit nuk ka dalë ende bëjnë te ditur burime pranë Vatikanit.

Godina përdorej nga Papa si rezidencë, për të konsumuar vaktet e tij si dhe për takime zyrtare. Momentalisht Papa vijon të jetë i izoluar që nga e ftohura që kaloi muajin e kaluar.