Lirimi i të dënuarve, grumbullim i familjarëve pranë IEVP

Qeveria shqiptare ka marrë vendimin për të liruar nga burgu persona me rrezikshmëri jo të lartë shoqërore, për shkak të situatës së koronavirusit.

Ditën e sotme kanë lënë qelitë rreth 600 të burgosur.

Por pamjet më shqetësuese janë ato të familjarëve të tyre që janë grumbulluar para ambienteve të burgut, për të pritur të afërmit.

Edhe pse rregullat janë të qarta dhe grumbullimi i njerëzve në grupe të mëdha është i rrezikshëm për shkak të epidemisë së koronavirusit, njerëzit nuk i kanë respektuar distancat. Në këtë mënyrë, këto grumbullime bëhen burim për përhapjen e infeksionit.