Mbeti pa ngrënë për ditë të tëra pasi nuk dilte dot nga shtëpia, policia i bën pazarin të moshuarit

Koronavirusi ka bërë që shumë njerëz në Itali të mbeten të izoluar dhe në pamundësi për të blerë ushqime. Kështu ka ndodhur me një të moshuar 83-vjeçar në Sassuolo, i cili kishte mbetuar pa ngrënë për ditë të tëra duke mos pasur mundësi të dilte nga shtëpia, pasi kishte frikë mos infektohej me koronavirus.

I moshuari lajmëroi policinë në dëshpërim, të cilët i dërguan ushqimet e nevojshme në shtëpinë e tij. Më pas, ushtria, pasi kishte konstatuar gjendjen e të moshuarit, paralajmëruan shërbimet sociale.

Në shtëpinë e të moshuarit shkuan karabinierët dhe, pasi konstatuan gjendjen e tij të rëndë, me iniciativën e tyre shkuan në supermarket për t’i blerë gjërat themelore.