Meksika i kthen nderin Trump-it/ Ngre “murin” në kufi me SHBA për të ndaluar përhapjen e koronavirusit

Donald Trump premtoi ngritjen e një muri të lartë në kufi me Meksikën për të ndaluar hyrjen e emigrantëve, por këto khohë askush nuk do të emigrojë në SHBA.

Për shkak të përhapjes së koronavirusit, meksikanët jo vetëm që nuk duan të kalojnë kufirin, por kërkojnë të mbajnë larg edhe amerikanët.

Disa protestues meksikanë kanë mbyllur një pikë kalimi kufitar me SHBA-të me frikën e përhapjes së Koronavirusit.

BBC shkruan se banorët në Sonora, në jug të shtetit amerikan të Arizonës, kanë premtuar se do të bllokojnë trafikun drejt Meksikës ditën e sotme, pasi bënë të njëjtën gjë për një orë ditën e mërkurë.

Në fytyrë ata mbanin maska, ndërsa kishin edhe pankarta në të cilat shkruahej “Qëndroni në Shtëpi”.

Në këto kohë, kufiri supozohet të jetë i mbyllur për të gjithë. Përjashtim bëjnë disa biznese, por protestuesit akuzojnë se rregullat nuk po zbatohen rigorozisht.

“Nuk ka ekzaminime shëndetësore nga qeveria federale që të merren me këtë pandemi. Kjo është arsyeja pse ne jemi këtu në Nogales. Ne kemi ndërmarrë këtë veprim për t’i bërë thirrje Presidentit Meksikan Andrés Manuel López Obrador për të vepruar urgjentisht”. – ka thënë një protestues.

Në Meksikë janë më pak se 475 raste të konfirmuara me Covid-19 dhe 6 viktima.

Ndërkohë, SHBAka konfirmuar  mbi 75,000 raste dhe 1080 viktima.