Numri i viktimave nga koronavirusi në SHBA shkon mbi 1 mijë, më shumë se 68 mijë raste

Koronavirusi po përhapet me shpejtësi në SHBA duke i marrë jetën 1036 viktimave deri tani. Ndërkohë numri total i rasteve ka shkuar në 68573 në 50 shtetet e Amerikës.

SHBA ka shpallur një emergjencë kombëtare dhe po konsideron masa gjithëpërfshirëse financiare për të përmirësuar ekonominë.

Paketa e stimulimitprej 2 trilionë dollarësh kaloi në Senat Senati të mërkurën në mbrëmje ndërsa koronavirusi kërcënoi të hidhte ekonominë e SHBA në një recesion të afërt.

OBSH ka paralajmëruar se Amerika mund të bëhet epiqendra e re për pandeminë pas një “përshpejtimi shumë të madh” në raste ditët e fundit.

Deri tani Nju Jork është shteti më i prekur në SHBA.