Rama prezanton flotën e ambulancave të Emergjencave Civile, janë nisur nga Turqia drejt Shqipërisë

Në Shqipëri ka arritur në 174 numri i personave të prekur me COVID-19.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama ka prezantuar flotën e autoambulancave të Emergjencave Civile që do iu vijnë në ndihmë qytetarëve.

Në një postim në Facebook Rama shkruan se mjetet që do i shtohen flotës së shëndetësisë në këto kohë të vështira, janë bërë gati për t’u nisur nga Turqia drejt Tiranës.

MESAZHI I RAMËS

🔴 FLOTA E RE E AUTOAMBULANCAVE TË EMERGJENCAVE CIVILE GATI PËR T’U NISUR NGA TURQIA🇹🇷DREJT🇦🇱SHQIPËRISË
#TiNukDoJeshKurrëVetëm❤️