Rama publikon mesazhin e mjekut amerikan që luftoi Ebolan: Situata është shumë e rëndë, jemi vetëm në fillim

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mesazhin e një mjeku amerikan që dikur ka luftuar ebolas dhe tashmë po shërben  në një spital të Nju Jorkut kundër koronavirusit.

Ky mesazh vjen në një kohë që Shqipëria është në panik nga koronavirusi, pasi janë konfirmuar 174 të infektuar dhe 6 viktima.

“🔴 NEË YORKU KËRTHIZA FINANCIARE E PLANETIT PO PËRBALLET ME MUNDËSINË E NJË TRAGJEDIE

*këtë video ta shohin sidomos ata që i quajnë të vonuara, përpjekjet tona të vazhdueshme për shtimin e kapaciteteve në vijën e zjarrit”, shkruan Rama.

Mesazhi në video:

Nuk jam këtu për të folur për politikë, por për të folur për pacientët dhe realiteti është se ajo që po shohin tani nëpër dhomat e spitaleve është shumë e rëndë. Javën e kaluar, kur shkova në punë folëm për një apo dy pacientë, mes një dyzine të tjerësh që mund të kishin qenë të infektuar me COVID-19. Këtë javë dhe në turnin tim të djeshëm, pothuajse çdo pacient, për të cilin u kujdesa, kishte koronavirus dhe shumë prej tyre ishin në gjendje të rëndë. Shmë të tjerë janë intubuar e shumë u përkeqësuan shumë shpejt.

Ndjesia është shumë e ndryshme këtë javë, në krahasim me javën e kaluar dhe sinqerisht, mendoni për faktin që rasti ynë i parë në qytetin e Nju Jorkut ishte më 1 mars, vetëm pak më shumë se tre javë më parë. Të mendosh se do të jemi në gjendje të heqim këto masa kufizuese për Pashkë, në dy a tre javë, më duket tepër deluzive. Ajo që dimë është se sipas llogarive matematikore, numri i rasteve do vazhdojë të rritet, jemi vetëm në fillim të këtij shpërthimi. Mund ta ndjesh këtë, është e prekshme për vijën e parë në departamentin e emergjencës. Lidhur me materialet, a keni gjithçka që ju duhet? Po marr shumë mesazhe nga infermierë dhe doktorë nga gjithë spitalet e Nju Jorkut me shembuj shumë specifikë të materialeve që u mungojnë.

Po, pjesa e furnizimeve është shumë e paktë. Diçka që them shpesh është që kur punoja në Afrikën Perëndimore kundër ebolës, një gjë për të cilën nuk shqetësohesha ishte a kisha mjaftueshëm mjete mbrojtëse personale. Kolegët e mi, kudo nëpër Nju Jork, janë shumë të shqetësuar për këtë tani. Numri i maskave që u jepet, dissave u jepet një N-95 maskë, që është më e trashë dhe mbron personelin nga marrja e virusit, u jepet një nga këto në javë.

🔴 NEW YORKU KËRTHIZA FINANCIARE E PLANETIT PO PËRBALLET ME MUNDËSINË E NJË TRAGJEDIE "ITALIANE"*këtë video ta shohin sidomos ata që i quajnë të vonuara, përpjekjet tona të vazhdueshme për shtimin e kapaciteteve në vijën e zjarrit#GodBlessNYC❤️

Publiée par Edi Rama sur Jeudi 26 mars 2020