Rekordi më negativ i viteve të fundit, në SHBA regjistrohen 3.3 milionë të papunë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përballen me një situatë mjat të vështirë ekonomike për shkak të pandemisë së koronavirusit. Si asnjëherë më parë, numri i personave të papunë ka arritur në shifra rekord.

Rreth 3.3 milionë persona janë regjistruar për të kërkuar benefite që u takojnë të papunëve për javën e 21 marsit, është thënë në të dhënat e Departamentit të Punës.

Ishte viti i largët 1982 kur ishte shënuar rekordi më negativ dhe numri i të papunëve kishte arritur në 695,000. Kjo rritje e numrit të papunëve i jep fund zgjerimit të ngadalshëm por të qëndrueshëm të tregut të punës.

Ky lajm vjen pas mbylljes së restoranteve, teatrove, hoteleve dhe palestrave në Shtetet e Bashkuara. Kompanitë e prodhimit të makinave kanë ndalur dukshëm veprimtarinë, ndërsa udhëtimet ajrore kanë rënë në mënyrë drastike.

Në SHBA janë konfirmuar thuajse 70 mijë raste me koronavirus, ndërsa të paktën 1046 persona kanë humbur jetën.