Rritet numri i viktimave nga koronavirusi në Greqi, 2 vdekje në 24 orët e fundit

Ka shkuar në 25 numri i viktimave nga koronaviurusi në Greqi. Gjatë 24 orët e fundit kanë humbur jetën 2 persona.

Ajo që bie në sy është vdekja e një ushtari 46- vjeçar në Xanthi dhe nuk kishte asnjë sëmundje tjetër.

Viktima tjetër është  një i moshuar 63-vjeçar i cili më parë humbi dhe të atin e tij 90- vjeçar në Kozan nga koronavirus.

Greqia është vendi më i prekur në Ballkan nga koronavirusi me të paktën 821 raste të konfirmuara.