“Shqipëria dhe Vlora janë përkrahë Italisë”, teatri “Petro Marko” vishet me ngjyrat e flamurit italian

Shqipëria ka shprehur solidaritetin e saj në këto ditë të vështira për të dyja vendet. Qytetet shqiptare kanë shprehur gjestet e tyre solidare me kombin fqinj, që po vuan humbjet më të mëdha nga koronavirusi.

Teatri ”Petro Marko” është veshur me ngjyrat e flamurit italian ”il Tricolore” për të përçuar një mesazh mbështetjeje dhe solidariteti ndaj Italisë.

Edhe flamuri kuqezi nuk ka munguar në imazhet që shfaqeshin në faqen kryesore të teatrit ”Petro Marko”, por edhe një mesazh domethënës “Shqipëria dhe Vlora janë përkrahë Italisë”.