“Sot shohim fytyrën e mrekullueshme të shpresës”/ Vogëlushi Leo fiton betejën me koronavirusin dhe del nga spitali

Leonardo e ka fituar betejën me koronavirusin. Me fytyrën e tij engjëllore ai përqesh me gjuhë përpara makinës fotografike. Tashmë Leo është simbol i fitores. Foton e  vogëlushit nga komuna e Milaneses ka postuar bashkiaku i Corbetta, Itali, Marco Ballarini.

Falë ndihmës së mjekëve Leo përfaqëson një nga ata fëmijë që e kanë mposhtur virusin apo që akoma po luftojnë dhe ku fatmirësisht asnjë nuk është rëndë.

“Mirë se u ktheve në shtëpi i vogli Leo. Sot kemi një motiv më shumë për të qeshur, për të qënë të lumtur, për tu ndjerë edhe më shumë një Komunitet i bashkuar’, ka shkruar qytetari i parë.

‘Sot shohim fytyrën e mrekullueshme të shpresës, shpresën tonë. Corbetta pret krahë hapur në shtëpi të voglin Leonardo, që sapo ka dalë nga spitali, ku ka fituar betejën kundër Covid-19′, ka shtuar ai. ‘Leo dhe shumë fëmijë të tjerë fatmirësisht po arrijnë ta mundin virusin vdekjeprurës’.