Tetë raste të reja me koronavirus në Kosovë, një pacient i shëruar

Lajme pozitive vijnë nga Kosova, ku një pacient është shëruar nga koronavirusi. Ka qenë ministri i shëndetësisë, Arben Vitia, që e ka bërë të ditur lajmin  nëpërmjet një postimi në Facebook.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë regjistruar 8 raste të reja, nga 89 persona të testuar.

Postimi i plotë

Të dashur qytetarë,

Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 89 persona nga të cilet 8 kanë rezultuar pozitiv.

Megjithatë më në fund e kemi lajmin e mirë. Njëri nga pacientët edhe pas testimit të dytë ka dalur NEGATIV. Sipas rekomandimeve të OBSh kur kemi dy mostra negative të një personi me një ditē distancë kohore, tregojnë shërimin nga COVID-19.

Zyrtarisht kemi personin e parë të shëruar nga COVID-19 në Republikën e Kosovës.

Faleminderit personelit shëndetësor në Klinikën Infektive dhe të gjithë mantilbardhëve në institucionet shëndetësore në Kosovë.

T’i ndihmojmë personelit shëndetësor

QËNDRONI NË SHTËPI!

MBANI DISTANCË ME NJËRI TJETRIN PËR 2 METRA!

NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!