Ka mbërritur një tjetër ambulancë në Spitalin Infektiv paraditen e sotme. Ndërkohë që ambulanca ka mbërritur në QSUT, është pritur nga stafi mjekësor.

Në Shqipëri janë konfirmuar 174 raste me koronavirus, 28 prej të cilëve janë regjistruar 24 orët e fundit. Nga virusi 6 persona kanë ndërruar jetën, 3 raste në Infektiv janë në terapi intensive, 2 janë të intubuar, ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve janë në gjendje të stabilizuar. 17 persona janë shëruar dhe kanë lënë spitalin.