Video prekëse/ Del nga burgu dhe ulet në mes të sheshit Skënderbej: Jam i pastrehë, nuk kam ku shkoj

Qeveria shqiptare mori vendimin për të liruar nga burgu rreth 600 të dënuar me leje tre mujore për shkak të situatës së koronavirusit.

Ndërkohë, teksa kanë dalë nga burgu, jo të gjithë kanë takuar familjarët e tyre.

Një person, i paidentifikuar është ulur në mes të sheshit Skënderbej,  dhe ka refuzuar të lëvizë nga aty. Ai ka thënë se nuk ka familje, është I oastrehë dhe nuk ka ku të shkojë.

“Nuk kam as shtëpi e asgjë, jam i pastrehë. Nuk kërkoj as më shumë e as më pak. Nëse do zoti Edi Rama me gjithë vëllain të më ndihmojë, i lutem shtetit të më ndihmojë. Nuk kërkoj asgjë më të madhe, i lutem shtetit të më ndihmojë, dua të jetoj dhe unë si gjithë të tjerët”, shprehet ai ndërsa pyetet nga policët pse nuk largohet. Këta të fundit më pas shihen teksa largohen.