Shkenctarët në botë janë bashkuar për të zbuluar një vaksinë ose një kurë për koronavirusin. Po ashtu ata të gjithë po punojnë për të zhvilluar metoda testimesh, që të jenë sa më të shpejta.

Me shumë mundësi qeni mund të kontribuojë në këtë zhvillim. Në Britani, shkencëtarët kanë nisur punën për të parë nëse qentë mund të nuhasin koronavirusin.

Është e njohur se qentë më parë kishin mundësi të nuhasnin malarjen, kështu që ekspertët më të mirë britanikë po punojnë për të parë nëse kjo funksionon edhe për Covid-19. Qëllimi është që qentë të kuptojnë nëse një person asimptomatik e ka virusin.